Dita e tretë e regjistrimit, tejkalohen problemet teknike

Në ditën e tretë të regjistrimit të popullsisë, deri para mesdite janë regjistruar rreth 150 mijë qytetarë. Drejtori I Entit Shtetëror të Statistikave Apostoll Simovski thekson se gjithçka po zhvillohet në rregull dhe pa probleme. Duke folur për problemet teknike që ndodhën gjatë ditës së djeshme, Simovski tha është resetuar sistemi dhe po përditësohen të dhënat. Ai hodhi poshtë zërat se të dhënat e regjistruara janë dyfishuar.

APOSTOL SIMOVSKI, DREJTOR I ESHS-së

“Ristartimi bëhet me qëllim që të mos ketë këso probleme, për problemin teknik që ndodhi dje u gjet zgjidhja dhe kjo bëhet që të mos përsëritet më. Sistemi kishte ndërprerje dje për shkak se restartohej….. Sistemi nuk mund të dyfishojë asgjë, këto janë informacione të gabuara dhe regjistruesi nuk mund ta dijë nëse janë dyfishuar ose jo pasi të dhënat janë bazë… Gjithmonë kur punoni me teknologji janë të mundura gjëra të tilla, këto ishin paraparë paraprakisht, prandaj ka ekipë që të intervenojë nëse ka ndonjë gjë të tillë ”

Drejtori dhe zëvendësdrejtori sot ishin në terren në komunën e Kumanovës dhe Nagoriçan të Vjetër dhe thanë se atje gjithçka po zhvillohet në rregull. Që të dy shpresojnë që I gjithë procesi të rrjedh në rregull dhe pa probleme.

ILMI SELAMI, ZV/DREJTOR I ESHS-së

“Konstatuam se gjithçka është përmbushur ashtu siç duhet, ëkziston numër I mjaftueshëm I instruktorëve dhe regjistruesve në terren dhe gjithçka po venë mbarë ashtu siç duhet për një regjistrim të suksesshëm në rajonin e Kumanovës…. . kishim një problem teknik dje që na u paraqit, bëhet resetimi I sistemit dhe tani updateohen të gjitha të dhënat dhe shpresoj që dita e sotme dhe ditët në vazhdim deri më 30 shtator, gjithçka do të vejë mbarë ashtu siç duhet për një regjistrim të suksesshëm… Dita e parë filloj me mbi 90 mijë regjistrime, dita e djeshme me të gjitha problemet teknike që kishim sërisht ishte me mbi 50 mijë regjistrime dhe shpresojmë që sot e tutje do të merr tempon e duhur për regjistrime të mjaftueshme deri në fund të regjistrimit

Deri në këto momente nuk ka ndonjë informacion për persona që kanë refuzuar të regjistrohen, thonë ata, duke nënvizuar se instruktorëët shtetërorë do të shkojnë të bisedojnë me ata që refuzojnë të regjistrohenn. Deri në këto momente nuk është shqiptuar asnjë dënim dhe shpresojnë që të mos ketë rast të tille. Sa u përket personave që ndodhen në Izolim, regjistruesit do të marrin adresat e tyre dhe do të merren vesh se kur mund të shkojnë tek ata për regjistrim.

Marketing