Kombëtarja e Shqipërisë sonte nis aventurën e parakualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
“Kuqezinjtë” e Sylvinhos kanë udhëtuar në Britaninë e Madhe për t’u përballur me Anglinë, shkruan Indeksonline
Thomas Tuchel debuton pikërisht kundër Shqipërisë si trajner i “Tre luanëve” dhe pritet të jetë një ndeshje tejet interesante në “Wembley”.
Ndërkohë, Sylvinho ka në dispozicion pothuajse gjithë futbollistët, vetëm Ismajli është në dyshim, shkaku i një lëndimi të lehtë.
Kjo ndeshje fillon nga ora 20:45.