Në ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, Presidenti Ilir Meta deklaron se demokracia duhet zhvilluar sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton kombi ynë.
Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit shprehet se “demokracia nuk është dhënë një herë e përgjithmonë”.
“Demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë. Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj”, thekson Meta.
Presidenti shton se “rinia e sotme, me shpirtin e lirë, energjinë, guximin e kurajon e saj, të udhëheqë proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit”.