Në organizim të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës në RMV, sot në Shkup mbahet dita e dytë e konferencës shkencore “Shumëgjuhësia dhe sfidat e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në RMV“ për nder të
shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.
Fjalime përshëndetëse do të kenë Ylber Sela, drejtor i AZGJ-së ,Stevo Pendarovski, Kryetar i RMV-së
Bujar Osmani, Nënkryetar i Qeverisë së RMV-së dhe Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së në RMV.
Në panelin e parë do të diskutohet në temën: ‘Modelet evropiane të politikave gjuhësore’ me
moderatorë Ali Pajaziti-profesor universitar, ndërsa fjalime do të kenë Ambasadorja e SHBA-së, Zvicrës, Belgjikës, Finlandës, Italisë ,Kosovës si dhe Ambasadori i Shqipërisë.
Në panelin e dytë, tema do të jetë ‘ Modelet evropiane të politikave gjuhësore’ me moderatore, Monika Jovanova, nga Qeveria e RMV-së.Ndërkaq,panelin e tretë sipas agjendës,me temë ‘Shumëgjuhësia në RMV’ me moderatorë
Xhevat Lloshi- gjuhëtar.
Paneli i katërt,me temë: Rëndësia e përkthimit cilësor dhe e fjalorëve terminologjikë me
moderator,Ahmet Selmani-AZGJ
Punimet e konferencës shkencore zhvillohen në hotelin ‘Holiday Inn’në Shkup, me fillim në ora 09:00.