Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, Kryqi i Kuq në RMV çmime për arritje të posaçme

Vullnetarizmi është vepër shumë e rëndësishme në promovimin e të mirave ose dobive për krijimin e një jete sa më cilësore për shoqërinë. Rëndësia e punës vullnetare është e paçmim, pasi që përbën një cilësi të jashtëzakonshme dhe të pasur të njerëzores, theksuan sot nga Kryqi i Kuq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për arritje të posaçme me rastin e shënimit të 5 dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. Këtë vit fitues të çmimit ishin Lulzim Jahoja nga Kërçova, Novka Veleva nga Radovishi dhe Vllado Haxhi-Dimov nga Velesi.

Marketing

“Sot Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe ka rreth 20 milion vullnetarë, ndërsa në vend ka 7000 vullnetarë në gjithë territorin e vendit, të cilët janë të kyçur në aktivitete të ndryshme. Dëshmi për joegoizmin e tyre paraqesin aktivitetet në ngjarjet e fundit në Shqipëri, me tërmetin e 26 nëntorit, ku ekipet tona ishin të kyçura në grumbullimin e mjeteve dhe dërgimin e ndihmave të organizuara nga Kryqi i Kuq së bashku me përfaqësues të institucioneve tjera.”,- deklaroi udhëheqësja në Kryqin e Kuq të RMV-së, Violeta Kuzmanovska.

Nga Kryqi i Kuq thonë se do të vazhdojnë të inkurajojnë vullnetarët që të kyçen në aktivitete të posaçme pa dallim race, religjioni, kombësie apo dallime tjera individuale, duke u mundësuar edhe trajnime të veçanta në këtë drejtim.