Ditë e nxehtë, por me mundësi për reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë
Në pjesën më të madhe të vendit pritet mot me diell dhe i nxehtë, me temperatura që do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius. Megjithatë, në disa zona do të ketë kushte për mot të paqëndrueshëm lokal, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 gradë në Berovë deri në 21 gradë në Gjevgjeli, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 31 deri në 37 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme, ndërsa temperatura do të lëvizë nga 21 deri në 37 gradë.
Moti i nxehtë do të vazhdojë edhe të mërkurën. Pritet mot me diell, me vranësira të pakta deri mesatare, ndërsa vende-vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 13 deri në 22 gradë, ndërsa ato të ditës nga 31 deri në 38 gradë.
Mot i ngjashëm parashikohet edhe të enjten. Temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 36 gradë Celsius. / Aktuale.mk
