Dita e sotme e dielë do të prodhojë ndeshjet tejet interesante futbollistike.
Në Spanjë, Barcelona dhe Real Madridi do të zhvillojnë ‘El Classicon’ e radhës, duke filluar nga ora 16:15.
Kjo mund të jetë një ‘El Classico’ më e zbehtë për dallim nga të kaluarat, pasi pas Ronaldos, më nuk do të jenë prezent as Leo Messi e Sergio Ramos që shpeshherë kanë prodhuar një rivalitet tejet të ashpër në fushën e lojës.
Dy rivalët Messi e Ramos u transferuarn tek gjiganti francez, PSG, duke u bërë kështu bashkëlojtarë tek ekipi francez.
Në Angli, derbi është padyshim ai mes Manchester United dhe Liverpoolit, i cili konsiderohet derbi më i madh në ishull.
Dy skuadrat kanë prodhuar gjithmonë rivalitete nga më të ndryshmet. Kjo ndeshje fillon nga ora 17:30 dhe do të zhvillohet në “Teatrin e Ëndrrave”, në qytetin e Manchesterit.
Në Itali do të luhet ‘Derby d’Italia’ mes Interit dhe Juventusit duke filluar nga ora 20:45.
“Derby d’Italia” është emri i derbit të futbollit ndërmjet Interit të Milanos dhe Juventusit të Torinos. Termi u krijua në vitin 1967 nga gazetari sportiv italian Gianni Brera.
Në Francë do të zhvillohet derbi i cili konsiderohet më i madhi në kampionatin e Ligue 1, mes Marseilles dhe PSG-së i cili njihet si derbi ‘Le Classique’, që fillon nga ora 21:00.