Ditë e trishtë për EVN Maqedoni

Me keqardhje të madhe ju informojmë se kolegu ynë i dashur Atanas Kovaçevski papritmas ndërroi jetë. Kovaçevski ishte pjesë e kompanisë që nga viti 2009 dhe dha kontribut të madh pranë Departamentit të Komunikimit, duke formësuar dhe përcjellur informacionet e kompanisë në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Pozitën e zëdhënësit të kompanisë e udhëhoqi me përkushtim të madh dhe përpikëri.

Marketing

Kovaçevski mori pjesë në projekte të shumta që synonin afrimin e aktiviteteve të kompanisë me publikun, rritjen e transparencës dhe edukimin e publikut për sektorin e energjetikës në tërësi.

Para se të bëhej pjesë e ekipit për komunikim të EVN, Atanas Kovaçevski ishte spiker dhe gazetar i shërbimit publik të TVM dhe Kanal 5, ndërsa ishte gjithashtu i njohur si udhëheqës në radio. Gjatë karrierës së tij si gazetar dhe udhëheqës, ai la pas gjurmët e tij të veçanta të të qenurit gjithmonë i lumtur dhe njëkohësisht të një profesionisti tejet të përgjegjshëm.

Largimi i hershëm i Kovaçevskit është një humbje e rëndë për kompaninë dhe veçanërisht për familjen e tij. Atanasi ynë do të na ngelë në kujtesë si koleg i preferuar, njeri me shpirt të madh dhe përkushtim të lartë profesional.

Marketing