Ditë pranverore me temperatura nga 14 deri në 20 gradë

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Gjatë ditës, vranësirat do të shtohen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval nga -4 deri në 2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 14 deri në 20 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, me erë të lehtë deri mesatare jugore.

Temperatura minimale do të zbresë deri në -1 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20 gradë.

Siç informon DPHM, nga nesër pason një periudhë me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe relativisht të ngrohtë, me reshje të herëpashershme shiu. Lokalisht, reshjet do të kenë karakter shtrëngate. Procese më intensive priten gjatë javës së ardhshme, kur në disa vende do të bjerë një sasi më e madhe shiu, mbi 20 litra për metër katror. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë, herë pas here shumë e fortë nga jugu, me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.

Marketing