Sot është ditë vendimtare sa i përket të ardhmes së futbollit në Itali.
Në konferencën e thirrur në orën 18:30 Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, do të takojë përbërësit federalë të futbollit italian, të udhëhequr nga presidenti Gabriele Gravina, pastaj Paolo Dal Pino dhe të gjithë përfaqësuesit e tjerë të ligave dhe sindikatave.
Orën në vijim janë shumë të nxehta, pasi do diskutohet për modulet dhe rifillimin e mundshëm të Serie A.Kampionati italian është pezulluar që nga muaji mars, ndrëkohë që shteti i Italisë është një nga vendet më të goditura nga pandemia Covid-19