Për shkak të pandemisë, shumëkush që rastisi të ketë ditëlindje në këtë periudhë, u detyrua të festonte në shtëpi.Për shkak të pandemisë COVID-19, qytetarët në mbarë botën janë mbyllur në shtëpi, në mënyrë që t’i evitojnë mundësitë e infektimit me koronavirus.
Edhe të famshmit shqiptarë kanë pezulluar planet tash e sa javë dhe po qëndrojnë të izoluar në shtëpi me më të dashurit e tyre.
Madje, disa prej tyre festuan edhe ditëlindjet në karantinë, gjë të cilën nuk do ta harrojnë kurrë.
Për dallim prej herave të tjera, kur organizuan festa në vende të ndryshme, kësaj radhe ata festuan në kushte shtëpie.Por, është situata në të cilën gjendet e gjithë bota, ajo e cila do i bëjë të gjithë që festojnë në këtë kohë, të mos i harrojnë ditëlindjen e këtij viti.
Më poshtë mund të shihni se kush nga të famshmit festoi në karantinë:
Nora Istrefi
34- vjetori i lindjes, Nora Istrefin e gjeti të mbyllur në shtëpi. Për dallim prej viteve tjera kur ajo festoi me familje e shoqëri ose bashkë me fansa në koncert, këtë herë ajo ishte në shtëpi.
Edhe pse festoi ndryshe, më 25 mars për këngëtaren nuk kanë munguar urimet e dhuratat nga më të dashurit e tyre.
Fifi
Më 31 mars, Fifi festoi ditëlindjen e 26-të dhe kjo ditëlindje atë e gjeti larg familjes, pasi po qëndron në Shqipëri.
Po në atë datë, Fifi publikoi duetin “Lezet” në bashkëpunim me Remzie Osmanin, këngë e cila rezultoi shumë e suksesshme.
Morena Taraku
Më 1 prill, Morena Taraku mbushi 27 vjet jetë dhe natyrisht që ajo festoi e mbuluar me dhurata në shtëpi.
Ditën e nisi me valltare pranë shtratit, ndërsa vazhdoi me pamje nga shtëpia e mbushur me trëndafila e dhurata super-luksoze.
Adelina Tahiri
Kjo artiste më 4 prill u bë 28 vjeçe, ndërsa festoi në shtëpi ku u befasua nga partneri i saj.
Shtëpia e Adelinës më 4 prill ishte dekoruar me balona dhe mbushur me dhurata të shumta për të.
Xhensila Myrtezaj
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj më 9 prill festoi ditëlindjen bashkë me Besin e Ajkën në shtëpi.
Ajo mbushi 27 vjet jetë, ndërsa edhe pse gjendemi në situatë pandemie, nuk munguan befasitë për të.
Partneri i saj e befasoi me dhurata e tortë, në të cilën u mundua ta paraqesë këngëtaren teksa vrapon pas vajzës gjithë ditën për ta ushqyer.
Shkenda Dubova
Edhe Shkenda festoi e izoluar në shtëpi, pasi të gjitha planet për të udhëtuar jashtë vendit ia prishi pandemia.
Më 10 prill, ajo mbushi plot 30 vjet jetë, ndërsa festoi e mbyllur në shtëpi, si gjithë të lartpërmndurit.
Jonida Vokshi
Në të njëjtën datë me Shkendën, festoi edhe Jonida Vokshi. Ani pse e mbyllur në shtëpi, prezantuesja këtë ditëlindje e kishte shumë të veçantë, ngase pret të bëhet nënë për herë të parë.
Jonida mbushi 34 vjet jetë.
Blerim Destani
Aktori Blerim Destani më 12 prill u bë 39 vjeç¸ sikurse të tjerët, edhe ai këtë herë festoi më ndryshe, për shkak të pandemiës që ka kapluar botën.
Blerimi po shijon suksese të njëpasnjëshme në karrierën e tij si aktor, teksa njihet për role në filmat ku luajnë aktorët më të njohut të Hollywood-it.
Genta Ismajli
Sikur Blerimi, edhe Genta Ismajli më 12 prill festoi ditëlindjen, ajo u bë 36 vjeçe.
Për dallim prej herave tjera, këtë vit Genta festoi bashkë me të dashurin Huseyin Usta.
Dafina Zeqiri
Këngëtarja Dafina Zeqiri festoi 31 vjetorin e lindjes më 14 prill. Ajo po qëndron e mbyllur në shtëpi, por miqtë e saj e befasuan me dhurata në shtëpi.
Po me këtë datë, ajo si dhuratë për fansat solli remiksin e këngës “Lule Lule”.
Fjolla Morina
Më 15 prill, Fjolla Morina festoi ditëlindjen e 34-të. Ajo festoi në shtëpi, por nuk munguan befasitë për të.
Ndërsa, fansat e saj i ‘shpërbleu’ me imazhe joshëse në rrjete sociale.
Engjëllusha Salhiu
Engji festoi ditëlindjen më 24 mars, e izoluar në shtëpi, ajo festoi bashkë me familjen.
Këngëtarja publikoi fotografi bashkë me familjen e saj dhe tortën që ia bënë befasi për ditëlindje.
Alban Skënderaj
Albani festoi ditëlindjen me 20 prill. Ashtu sikurse të gjithë të tjerët, edhe ky artist festoi i izoluar në shtëpi bashkë me Miriamin dhe dy fëmijët.
Andaj, edhe pse festuan në një gjendje më ndryshe, këto fytyra publike, në përgjithësi festuan në gjirin familjar, pranë familjes së ngushtë dhe natyrisht që dëshirat e tyre duhet të kenë qenë largimi i kësaj pandemie dhe kthimi në rutinat e mëparshme.