Në stendet e vendosura në pllajën e Ministrisë së Financave (MF) qytetarët nesër do të mund të marrin informacione të dobishme për financat dhe të informohen për shërbimet financiare dhe instrumentet.
Në stendet, e vendosura me rastin e shënimit të Ditëve të Edukimit Financiar, informojnë nga Ministria e Financave, do të prezantohen bankat, kompanitë e sigurimit, kursimoret, si dhe institucionet nga Trupi për edukim financiar – Ministria e Financave, Banka Popullore, Komisioni për Letra me Vlerë, Agjencia për Supervizion të Sigurimit dhe MAPAS-i.
“Qytetarët do të mund t’i vizitojnë stendet nga ora 10 e deri në orën 14 gjatë ditës së nesërme. Në suaza të përmbajtjeve të parapara është edhe këndi fëmijëror interaktiv ku janë paraparë program zbavitës dhe edukativ për fëmijë deri në morën 10 vjeçare”, kumtoi Ministria e Financave.
Në ngjarje, shtohet në kumtesë, do të marrin pjesë edhe njerëzit e parë të institucioneve nga Trupi për edukim financiar – ministri i Financave Dragan Tevdovski, guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska, kryetarja e KLM Nora Aliti, kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit Klime Popovski dhe kryetari i Këshillit të ekspertëve të MAPAS-it Maksud Ali.