“Ditët e Shën Nënë Terezës” me rastin e 110 vjetorit nga lindja e saj

Asociacioni civil “Shkupjania Nënë Tereza” prej sot e deri më 5 shtator do të organizojë manifestim tradicional “Ditët e Shën Nënë Terezës”, e cila sivjet është në shenjë të 110 vjetorit të lindjes së saj.

Marketing

Ky manifestim mbahet për të 21-tën herë, ndërsa do të fillojë në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, më 26 gusht.

“Manifestimi do të fillojë më 26 gusht kur në orën 10:00 përfaqësuesit e Asociacionit civil ‘Shkupjania Nënë Tereza’ dhe të IDKNA-së në mënyrë solemne do ta zbulojnë pllakën përkujtimore të rinovuar në vendin e shtëpisë së lindjes të Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Tereza në qendër të Shkupit”, informojnë nga Asociacioni.

Më pas, siç theksojnë, do të mbahet akademi solemne dhe do të promovohen libra dedikuar Shën Nënë Terezës.

Marketing