Në situatën ku ndodhemi, ku si pasojë e përhapjes së koronavirusit shqiptarët po qëndrojnë të izoluar, duket se ka edhe pak dritë në fund të tunelit.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama bën një parashikim optimist. Ai ka cituar sot Mbretëreshën Elisabeth II të Mbvretërisë së bashkuar, e cila pak ditë më parë me këto fjalë iu drejtua popullit të saj, duke shënuar kështu fjalimin e katërt në histori.
“Ditët më të mira do të kthehen. Ne do të jemi përsëri me miqtë tanë, do të jemi përsëri me familjet tona, do të takohemi përsëri”. Pikërisht me këto fjalë ka zgjedhur t’i drejtohet sot edhe kryeministri Rama popullit shqiptar.