“Djajtë e Kuq” vallëzojnë në notat e Pogba-s

Mançester Junajted ka fituar 3-0 në fushën e Fulhamit, duke u ngjitur në vendin e katërt të Premier Ligës me 51 pikë, një më shumë se Çellsi. Në këtë ndeshje përcaktues ishte Pogba me dy golat e tij dhe Martial. Pogba kaloi në avantazh “Djajtë e Kuq” që në minutën e 14’-të, ndërsa në minutën e 23’-të është Antoni Martial që nis një aksion personal duke dribluar të gjithë kundërshtarët dhe nuk gabon i vetëm përballë portierit Riko. Për të mbyllur hesapet mendoi Paul Pogba që ktheu në gol një penallti të fituar nga Huan Mata në minutën e 65’-të. Mesfushori francez ka shënuar penalltinë e 7-të për United këtë sezon, më shumë se të gjithë ekipet e tjera të Premier League. Ndërsa vetë ai ka shënuar golin e 11-të për këtë sezon, teksa ka shënuar plot 7 gola vetëm nën drejtimin e Solskajer. 33% e golave të Pogba në Premier League janë shënuar nën drejtimin e trajnerit norvegjez (7 nga 21). Ndërkohë Fulhami i drejtuar nga Marcello Lippi mbetet në vend të 19-të me 17 pikë, plot 7 pikë larg vendit të 17-të që mbijeton.

Marketing