Djali 2-vjeçar vret aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij shtatzënë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ohio, SHBA, ku një fëmijë i moshës 2-vjeçare ka qëlluar me armë nënën e tij.

Marketing

Një 2-vjeçar, i cili dyshohet se gjeti armën e babait të tij në një sirtar, aksidentalisht qëlloi për vdekje nënën e tij tetë muajshe shtatzënë, tha policia.

Menjëherë pas ngjarjes 31-vjeçarja ka telefonuar ambulancën, por pavarësisht ndërhyrjes së ekipet të shpëtimit e reja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa mjekët nuk kanë arritur të shpëtojnë as fetusin që ajo mbante.

Policia tha se arma e zjarrit, e cila i përket bashkëshortit të 31-vjeçares, zakonisht mbahej në një komodinë pranë shtratit të çiftit.

Sipas hetimeve dyshohet që vogëlushi të ketë marrë armën në momentin kur mamaja e tij ishte duke larë rroba dhe filloi të luante me të.

Gjatë këtij momenti mendohet se i mituri ka goditur papritur me një plumb në shpinë nënën e tij.

Bashkëshorti i viktimës, i cili ndodhej në punë në kohën kur ndodhi ngjarja, i tha policisë se armët i përkisnin atij.

Ndërkohë djali i çiftit 2-vjeçar është nën kujdesin e të atit, thanë policët.