Djali 6-vjeç bëhet milioner prej neglizhencës së mjekëve

Një djalë 6 vjeç që pësoi një dëmtim të madh të trurit pas kontraktimit me virusin ‘Herpes Simplex’ ka përfituar dëmshpërblimin prej 37 milionë dollarësh.

Marketing

Ai e mori virusin pas një etheje në tru që i erdhi pas lindjes në spitalin e Londrës. Mjekët nuk arritën të diagnostikonin shpejt infeksionin prandaj për dy ditë rezultoi që ai pësoi “dëmtim katastrofik”.

Djali që nuk mund të identifikohet vuan nga problemet e shikimit dhe komunikimit, vështirësitë e lëvizjes dhe sjelljes.

“Neglizhenca është tragjike për djalin dhe familjen”, tha gjyqtari Lambert pasi vuri në dukje se diagnoza e vonuar nënkuptonte vonesën në dhënien e ilaçit antiviral.

6-vjeçari do të marrë pagesa vjetore që lidhjen me taksat e kostos për kujdesin e tij 24-orësh. Vlera e marrëveshjes për këtë dëm arrin më shumë se 37 milionë dollarë.

Mendohet se ky rast ka dëmshpërblimin më të shtrenjtë për neglizhencën e mjekëve pasi rekordi i mëparshëm ka qenë 20 milionë dollarë.

Marketing