Djali i i ish-komandantit të UÇK-së i reagon BDI-së: Kërkoni falje Kosovës dhe shqiptarëve për të zezat që i keni bërë

Eljesa Neziri, djali i ish-komandantit të UÇK-së, Ridvan Neziri ka reaguar me një postim në rrjete sociale pasi BDI reagoi për rastin me Vjosa Osmanin në aeroportin e Shkupit.

Marketing

Neziri thotë se BDI duhet ti kërkoj falje Kosovës dhe gjithë popullit shqiptar, për vrasjen e ushtarëve të lirisë nga Kosova e Maqesonia.

Statusi i plotë i Nezirit:

“Paramendoni, sot për presidenten Vjosa Osmani reagon BDI-ja duke thënë KOSOVË NA FAL!
Dua të parashtroj disa pyetje publike:
-A do ti kërkoni falje Kosovës për vrasjen e 10 luftëtarëve të lirisë nga Kosova në rastin e Kumanovës?
-A do ti kërkoni falje Kosovës që luftëtarët e lirisë të mbetur gjallë në rastin e Kumanovës i dënuat me 746 vjet burg?
-A do tu kërkoni falje shqiptarëve për rastin Monstra ku motrat tona tërhiqeshin zvarë?
-A do ti kërkoni falje popullit shqiptar për të gjithë ata komandanta të UÇK që janë vrarë gjatë qeverisjes tuaj, mes cilëve Harun Aliu?
Po, të gjitha këto kanë ndodhur sepse Ali Ahmeti ka qenë këtu.”

Marketing