“Djalli”, historia e djalit nga Tropoja që trafikon drogën në rrjetet sociale (VIDEO)

Me një Benz pa targa, që i kushton 50 mijë paund, ndërsa qarkullon në rrugët e Londrës dhe përfshihet në trafikun e narkotikëve, i riu shqiptar Selamet Mehmetaj konsiderohet nga tabolidi britanik Daily Mail, si “Djalli”, nje emër me të cilin shfaqet edhe në rrjetet sociale. Gazeta shpjegon se si 28-vjeçari nga Tropoja çdo muaj furnizon tregtarët në të gjithë Britaninë e Madhe me kanabis dhe mbledh fara për t’i shitur.

Marketing

“Një baron droge ndryshe”, shprehet gazeta ndërsa shkruan se Mehmetaj lidhet me klientët e tij përmes Instagramit në faqen “Gjaku Shqiptar”, nga ku edhe poston video për të treguar llojet e ndryshme të kanabisit që disponon.

Duke u “rrëfyer” për Daily Mail, ai e bëri të qartë se çfarë i ndodh atyre që guxojnë ta tradhtojnë në punën e tij, duke treguar me vetëbesim se njëherë i ka prerë gishtat një klienti i cili nuk e paguante, dhe se i mori paratë përpara se t’i priste një këmbë.

Instagrami e mbylli llogarinë “Gjaku shqiptar” pasi u kontaktua nga Daily Mail. Për të nxitur trafikun drejt saj, ai postoi pamje dhe fotografi nga llogaria në një faqe tjetër në Instagram me 12,000 ndjekës.

Kjo faqe më e njohur tregon makinat dhe paratë e tij, si tallet me policinë, si dhe një video rap në të cilën ai performon.

Këngë të tjera rap që ai ka prodhuar me emrin Memz janë në dispozicion në Spotify dhe Apple Music.

Ai tregon se në profilin e tij në internet, ai quhet ‘Djalli’, sepse “kështu më thërrasin”.

Por ndërsa faqja ishte ende aktive, gazetarët e fshehtë kanë marrë rolin e klientit dhe e kanë kontaktuar përmes Instagramit.

Mehmetaj i ka takuar pranë shtëpisë së tij në Palmers Green.

Po çfarë ndodhi gjatë takimit?

Ai tregoi se si ka shmangur një akuzë të ngritur ndaj tij për armëmbajtje pa leje, pavarësisht se policia i ka gjetur një armë ruse, të cilën e kishte futur kontrabandë nga Shqipëria dhe e kishte fshehur në makinën e tij, duke sqaruar se së bashku me avokatin kanë shpikur një historik për ta kamufluar.

Veç kësaj ai i ka treguar se si i shpenzoi paratë nga biznesi i tij i paligjshëm për një mënyrë jetese “të shthurur” duke përfshirë një Mercedes-Benz CLA AMG.

Mehmetaj me origjinë nga Tropoja, ka zhvilluar një perandori të lulëzuar droge në Mbretërinë e Bashkuar dhe një faqe në mediat sociale për ta promovuar atë. “Kam njerëz që marrin çdo muaj nga unë për magazinat e tyre”, tha ai gjatë intervistës.