Djaloshi 20 vjeçar Alcaraz e zbret nga froni i Wimbeldonit serbin Djokovic, duke e mundur në finale

Spanjolli vetëm 20 vjeçar Carlos Alcaraz ka arritur që ta mund Novak Djokovicin në finale dhe kështu për të fituar Wimbledonin për herë të parë, transmetona Gazeta Metro.

Marketing

Ai fitoi me rezultatin 3:2 në sete – 1:6, 7:6, 6:1, 3:6 dhe 6:4.

Carlos Alcaraz fitoi titullin e Wimbledon në teke për meshkuj për herë të parë duke i dhënë fund dominimit të Novak Djokovic me një fitore mahnitëse.

Alcaraz, e kishte fituar titullin e tij të parë Grand Slam në US Open vitin e kaluar.

Pas triumfit, Carlos Alcaraz është ngjitur për të përqafuar ekipin e tij dhe familjen.

E siç duket epoka e re Alcaraz ka filluar, ndërsa ajo e Djokovic po merr fund.