Djaloshi nga Kaçaniku krijon veturë nga bora

Dashurinë dhe pasionin për vetura e ka që nga fëmijëria.
Kështu Fatos Spahiu nga Kaçaniku ka vendosur që të punojë më shumë për pasionin e tij.

Marketing

Ai në oborrin e shtëpisë së tij ka ndërtuar një veturë nga dëbora.

“Kjo ka qenë krejt rastësisht pasi çdo herë më kanë pëlqye veturat, kështu vendosa me ndërtu edhe një prej bore si provë”.

“Punën e kam bërë krejt vet pa ndihmën e askujt, kjo është e gjatë diku deri në 2 metra”, tha Spahiu për Klan Kosovën.
Miqtë dhe familjarët e pëlqyen shumë punën e 27 vjeçarit.

Marketing