Dje 152 tetovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, shumica me dhimbje në lukth

Nga Ndihma e Shpejtë në Tetovë njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Pollogut kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjithsej 152 qytetarë.

Marketing

Ndërkaq nga ky institucion theksojnë se në gjithsej 8 raste personeli mjekësorë është dashur që të intervenojë përmes autoambulancës, gjegjësisht janë realizuar 8 vizita mjekësore në shtëpitë e pacientëve.

Nga Ndihma e Shpejtë theksojnë se zakonisht qytetarët janë ankuar për dhimbe në lukth.