Dje janë vaksinuar mbi 14 mijë qytetarë

Vaksinimi zhvillohet pa ndërprerë në të gjitha pikat në mbarë shtetin.

Marketing

Gjithsej janë aplikuar 175.348 doza vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 25.648 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 13.751 qytetarë, publikoi sot në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai potencon se dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk kanë shprehur 330.513 qytetarë.

“Paraqitu në vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë deri te termini për vaksinim”, shkruaji Filipçe.

 

Marketing