Djegia e veturës së Butës, sherret që çuan në vrasjen e 30 vjeçarit në Ferizaj

Ferizaj u trondit mbrëmë nga vrasja e Gazmend Hysenit, 30 vjeçarit i njohur me nofkën Strella.

Marketing

Ai për shumë kohë ishte shok tepër i ngushtë i reperit Buta.

Mes tyre prej kohësh kishin nisur mosmarrëveshje që çuan në vrasjen e tij nga vëllai i reperit, Qëndrimi.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë të ditur se motivi i vrasjes së rëndë në Ferizaj nga hetimet fillestare është ngatërresa mes këngëtarëve, pjesë e të cilave është edhe vëllai i dorasit, reperi Buta (Betim Januzi).

Si rezultat i këtyre problemeve të vazhdueshme dyshohet se para një muaji reperit Buta iu është djegur vetura e tipi “Audi”, vlera e të cilës ishte 70 mijë euro.

Për këtë dhe motive të tjera që lidhen kryesisht me ngatërresat e vëllait të tij me këngëtarët tjerë dyshohet se Qendrim Januzi mbrëmë ndërmori veprime, ku si pasojë përfundoi i plagosur nga Policia.