I ftuar në “Fan Club”, një prej miqve të afërt të Gjestit ka folur për herë të parë rreth marrëdhënies së tij me ish-partneren Djellzën, si dhe për komentet që qarkullojnë në rrjet lidhur me këtë histori.
Ai konfirmoi se Gjestit dhe Djellza kanë pasur një lidhje të gjatë dhe kanë bashkëjetuar, por tashmë secili ka ndjekur rrugën e tij. “Djellza është ish-e dashura”.
Kanë bashkëjetuar bashkë, janë ndarë, secili ka vazhduar jetën e vet. E di që me të është kryer çdo gjë. Djellza nuk ka komentuar fare me ne.” – tha ai.
Ndër të tjera, ai u ndal edhe te ndryshimet e Gjestit në raport me shijet dhe zgjedhjet e tij romantike.
“Ai është si koha, ndryshon. I ndryshon shija me kohën. Ama në kohën sa ka qenë jashtë. Mendoj se Egli është kohë me diell, krejt e dimë për Xhenetën”.
Gjithashtu, ai foli për ndihmën që Djellza i ka dhënë Gjestit dhe miqve të tij në momente të vështira financiare: “Ka qenë një kohë kur Gjesti nuk ka pasur të ardhura. Njerëzit kanë dhënë deklarata të pavërteta për të. Nuk kam pasur asnjë kontakt me Djellzën që kur janë ndarë. Unë Djellzën e kam respektuar për shkak të Gjestit dhe nuk e mohoj ndihmën e mohoj ndihmën e saj”.