Ministria e punës dhe politikës sociale i shpalli ndryshimet e propozuara në ligjin për pagesat e pagave me të cilat mundësohet rritje e pagave të të punësuarve në sektorin publik prej 5 % ashtu siç ishte edhe e paralajmëruar.
Qëllimi kryesor i ndryshimeve, thonë nga Ministria është që tu mundësohet motivim më i madh të punësuarve në sektorin publik. Me ndryshimet e parapara propozohet që rritja e pagave të realizohet në muajin shtator të këtij viti.
Ndryshimet e parapara në ligj, siç theksohet në propozimin e mësipërm, nuk kanë të bëjnë me punëdhënësit tek të cilët më shumë se 51% e mjeteve janë në pronësi private.