Ardit Gjebrea ka thënë sot se nuk do të jetë ai që do të organizojë Festivalin e Fundvitit në RTSH. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari dhe producenti i njohur në një postim në rrjetin social Instagram.
Prej ditësh në media po përflitet se producenti Gjebrea do të organizonte Festivalin e Këngës ne Radio Televizionin Publik Shqiptar.
Arditi ka thënë se do të vazhdojë të jetë vetëm producent i festivalit “Kënga Magjike”.
“Thanë që do organizoj Festivalin e Këngës? JO!”, ka shkruar Gjebrea dhe ka shtuar se aktualisht ka një tjetër prioritet.
“Prioriteti im i kësaj kohe është vetëm kujdesi për pjesëmarrjen e Anna Gjebrea në Junior Eurovision”, ka shtuar ai.