Mundësi për avancim dhe zgjerim të bashkëpunimit bilateral mes Armatës sonë dhe asaj të Kroacisë, procesi i transformimit dhe modernizimit dhe modernizimit të Armatës së Maqedonisë së Veriut, kontributi i saj nga pjesëmarrja në operacione jashtë vendit, angazhimet e saj në mbështetje të MPB-së gjatë përballjes me krizën e emigrantëve, shfrytëzimi i kapaciteteve të Poligonit të Armatës Krivollak për aktivitete stërvitëse, janë disa nga temat për të cilat u bisedua gjatë takimit të sotëm të Delegacionit ushtarak të Forcave të armatosura (FA) të Republikës së Kroacisë, kryesuar nga shefi i Shtatmadhorisë të FA të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov dhe shefit të Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së veriut, gjeneral-nënkolonelit, Vasko Gjurçinovski dhe ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Në takim, nga Ministria e Mbrojtjes, u potencua bashkëpunimi i jashtëzakonshëm mes dy vendeve, posaçërisht në sferën e mbrojtjes, ndërsa gjenerali Shundov uroi për rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO, duke i ofruar përvojat e Armatës kroate në çdo hap të mëtutjeshëm.
Gjenerali kroat shprehi falënderim për pjesëmarrjen e Armatës në stërvitjen ushtarake ndërkombëtare “Përgjigja urgjente” në Kroaci dhe përçoi lëvdata për përzgjedhje cilësore të kuadrove tona, të cilët nisen për shkollim në qendra ushtarake arsimore në Kroaci.
“Shekerinska u falënderua për ratifikimin e shpejtë të Protokollit për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe e vlerësoi si bashkëpunim të shkëlqyeshëm mes armatave, në domenin e arsimit dhe pjesëmarrjes së përbashkët në stërvitje ushtarake. Gjenerali Gjurçinovski shprehi falënderim për mbështetjen e deritanishme të Republikës së Kroacisë, e cila është e vazhdueshme dhe posaçërisht e rëndësishme si gjatë periudhës së kaluar, ashtu edhe në periudhën që pason në procesin e integrimit tonë në Aleancën e NATO-s”, informuan nga Ministria e Mbrojtjes.
Në kuadër të vizitës së delegacionit të Forcave të armatosura (FA) të Republikës së Kroacisë, do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
“Delegacioni i Forcave të armatosura (FA) të Republikës së Kroacisë e vizitoi regjimentin për operacione speciale, në kazermën ‘Ilinden’, ku u mbajt brifing për njësinë, stërvitjen metodologjike treguese dhe prezantimin e një pjese të mjeteve me të cilat disponon njësia, ndërkaq gjatë ditës së nesërme do të realizojë takim edhe në Qendrën për trajnim të pilotëve në Petrovec, theksuan nga Ministria e Mbrojtjes.