Do të hapet një kompani amerikan në Maqedoni, 300 vende pune të reja

Qeveria e Maqedonisë sot do të nënshkruajë marrëveshje të ndihmës shtetërore me përfaqësuesit e kompanisë amerikane Telamon Europe DOOEL Shkup, e cila njoftoi investim prej katër milionë euro në vend, me 300 vende pune për pesë vitet e ardhshme.

Marketing

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministrja pa resor për Investime të Huaja, Zorica Apostolska dhe Tom Puza, Drejtor i Telamon DOOEL Shkup, në prani të Kryeministrit Zoran Zaev dhe zv. kryeministrit për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushev.

Telamon prodhon makina për mirëmbajtjen e makinave automatike për prerjen e kabllove, kaseta, makinat për prerje dhe mbyllje.

Në SHBA kjo kompani ka përfaqësi në nëntë lokacione, dhe dy jashtë vendit, në Kinë dhe Meksikë.

Marketing