Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska deklaroi se në dy propozim-ligjet për Prokurorinë Speciale Publike dhe për Prokurorinë Publike janë në dispozicion për komentimin e RVEN.
Në pyetjen e gazetarëve nëse Qeveria mund të sigurojë 80 deputetë për të vazhduar mandati i PSP-së, Deskoska u përgjigj “Do të ketë konsultime intensive me deputetët për të parë nëse mund të sigurojmë 80 deputetë”.
Deskoska tha se janë paraparë debate të ekspertëve për këto çështje, por se varet nga vullneti i deputetëve.