Do të ketë edhe një kandidat shqiptarë për zgjedhjet presidenciale?

Pas daljes publike të profesorit Blerim Reka si kandidat i pavarur shqiptar i përkrahur nga opozita shqiptare, agjencia e lajmeve INA mëson se do të dal edhe një kandidat tjetër shqiptar.

Marketing

Siç bëhet e ditur, kandidati tjetër po ashtu do të jetë i pavarur, por me një mbështetje indirekte nga struktura politike në pushtet. Megjithatë këto zëra janë pjesë e spekulimeve dhe se asnjëhera parti në pushtet nuk ka bërë të ditur se do të nxjerrin kandidat tjetër.
BDI sot bashkë me LSDM dhe partitë e tjera të koalicionit do të shpallin kandidatin për president, që sipas tyre është koncensual.

Edhe partia Alternativa ditë më parë përmes kryetarit të saj Afrim Gashi theksoi se janë afër marrëveshjes për kandidatin e përbashkët për president me partitë e koalicionit qeverisës, ndërsa PDSH përmes liderit të saj Menduh Thaçi ditë më parë bëri të ditur se do të përkrah kandidatin e Qeverisë për president.
Deri më 9 mars është afati i fundit që partitë dhe kandidatët të grumbullojnë nënshkrimet për president.

Marketing