Ana Lleshi është një nga ish-konkurentet e “Për’puthen” më të komentuara në publik, edhe pas daljes nga emisioni.
E ftuar në “Ftesë në 5” Ana Lleshi zbulon se regjisori Drilon Hoxha i ka ofruar një rol, por që ende nuk e ka pranuar.
“Është në diskutim e sipër, sepse është një rol thikë me dy presa, po e mendoj”, tregon Ana.
Ndërkohë pyetjes së moderatores, se kë do të zgjidhte si kunatë midis Teas dhe Shqipes, dy vajza me të cilat ka pasur konflikte të ashpra, Ana përgjigjet: “Me Shqipen. Shqipja ka qenë personi që më ka gjuajtur më shumë, por jam person që nuk mbaj inat. Jam gjithmonë pro paqes”.