Do të përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Presidentja Osmani udhëton drejt Nju Jork

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në SHBA, ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Seanca e Këshillit të Sigurimit do të mbahet ditën e hënë dhe  presidentja Osmani do të flasë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, njofton Presidenca.

Marketing

Ndër të tjera, Osmani thuhet se do të flasë edhe për përkushtimin e institucioneve të Republikës për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë e partnerë të Kosovës.

Përgjatë qëndrimit në Nju Jork, Presidentja Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 21:00 me kohë të Kosovës ndërkaq në orën 15:00 me kohë të Nju Jorku-ut.

Marketing