Do të rinovohen 34 institucione shëndetësore publike

Ministria e Shëndetësisë filloi procedurë për rinovimin e 34 institucioneve shëndetësore dhe furnizimin me pajisje për nevojat e tyre. Në datën 6 të këtij muaji, siç informojnë nga Ministria, është publikuar tender për shërbime ndërtimore-artizanale për mirëmbajtjen e vazhdueshme të objekteve shëndetësore dhe blerjen e krevateve spitalore dhe TV për nevojat e 34 institucioneve shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

“Me qëllim përforcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor, Ministria inicion aktivitet për përmirësimin e kushteve në shtëpitë e shëndetit dhe objektet e tjera nga shëndetësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, qëndron në kumtesë.

Me qëllim që të përmirësohen kushtet në të cilat jepen shtëpitë primare të shëndetit do të bëhet lyerja komplete e të gjitha hapësirave të brendshme me materiale dhe ngjyra të cilat përdoren për enterier në spitale dhe hapësira të tjera publike dhe të njëjtat mundësojnë mirëmbajtjen dhe pastrimin adekuat, riparim i dyerve dhe dritareve të brendshme dhe ndërrimin e galanterisë në tualete, si dhe furnizimin e krevateve të reja spitalore dhe televizorë në dhomat e spitaleve.

“Me rinovimin e institucioneve shëndetësore përgjatë gjithë shtetit, personelit mjekësor do t’i mundësojmë kushte më të mira për punë, por edhe kushte më dinjitoze të pacientëve për qëndrim në spital”, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria iu bëjnë thirrje të gjithë operatorëve të interesuar ekonomikë që kanë interes për pjesëmarrje që ta shohin gjithë dokumentacionin në Sistemin elektronik për furnizime publike.