“Do të rritet siguria në Kosovë”, Maqedonia do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjell vendim që të zmadhohet numri i ushtarëve të Maqedonisë në pjesëmarrjen në operacionin e KFOR-it në Kosovë.

Marketing

Me këtë vendim në këtë operacion do të dërgohen edhe 35 persona shtesë.

“Vendimi është sjell në bazë të rekomandimeve të përfaqësuesve të lartë të NATO-s dhe përfundimet janë sjell në mbledhjen e komandantëve e gjeneralshtabeve të vendeve anëtare të iniciativës për bashkëpunim në mbrojtje, me qëllim të rritjes së sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Më tej në njoftim thuhet se për pjesëmarrje në operacionin e NATO-s Maqedonia do të dërgojë 70 përfaqësues të Armatës për 6 muaj, duke llogaritur nga nëntori i këtij viti deri në maj të 2024.

Me këtë vendim, numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në operacionin e KFOR-it në Kosovë do të arrijë në 101 pjesëmarrës të Armatës së Maqedonisë së Veriut.