Adelina Ismaili edhe një herë i ka treguar bashkëshortit të saj, Valit, se sa shumë e do.
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, hyri në Instagram për t’i bërë një dedikim special atij dhe për t’i thënë se do ta dojë përgjithmonë.
“Nuk doja të bija në dashuri por kur ti buzëqeshe, e dija. Do të të dua përgjithmonë”, ka shkruar Adelina mbi imazhin krah burrit.
Çifti është kthyer këto ditë nga pushimet në Greqi.
Ndryshe, ndërsa po qëndron larg muzikës, Adelina po shpreh vazhdimisht mbështetjen e saj të grave në politike dhe po e tregon hapur përkrahjen për kandidaten për Kryeministre nga LDK, Vjosa Osmanin