Qeveria në seancën e djeshme dha pajtueshmëri dhe e angazhoi Prokurorinë publike të Republikës së Maqedonisë të gjejë zgjidhje gjyqësore para Gjykatës Themelore Shkupi 2 Shkup për rastin “Sopoti” dhe pagesë të dëmshpërblimit për personat për shkak të dënimit të pajustifikuar.
“Pas padive të paditësve, të gjithë nga fshati Sopot, Kumanovë, për pagesë të kompensimit të dëmit të personave për shkak të dënimit të pajustifikueshëm për çdo ditë të kaluar në burg, paraburgim apo arrest shtëpiak nga 5.500 denarë dhe t’i kompensojë shpenzimet në procedurë të paditësve në vlerë të caktuar nga ana e gjykatës. Qeveria gjithashtu, e autorizoi prokurorin publik për rajonin e Shkupit, Zoran Petkovski të nënshkruajë marrëveshje për zgjidhje gjyqësore para Gjykatës themelore Shkupi 2 Shkup për këtë lëndë gjyqësore”, sqarohet në kumtesën e sotme nga pres-shërbimi qeveritar. .