Pandemia vazhdon të dëmtojë biznese të ndryshme duke mos munguar edhe këngëtarët.
Si pasojë e rrezikshmërisë së infektimit me koronavirus janë anuluar edhe mbrëmje muzikore.
E këto mbrëmje siç duket po i mungojnë këngëtarit Sinan Vllasaliu, përmes një videoje të publikuar ku shihet duke performuar live ka shkruar në mbishkrim se shpreson në përmirësimin e situatës.
Vendi se ku ka qenë duke kënduar, Sinan Vllasaliu shihet i mbushur me njerëz derisa dëgjohet duke kënduar me zërin e tij të veçantë.
“Do vijnë ditë të mira”, ka shkruar në postim.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar mbylljen e vendit për 12 ditë teksa gastronomia e ka kundërshtuar ashpër këtë vendim.