Gjykatësja Dobrilla Kacarska është zgjedhur për kryetare të re të Gjykatës Kushtetuese.
Ajo në mbledhjen e sotme të punës ka marrë gjashtë vota “për” nga gjithsej nëntë gjykatës kushtetues me çka është arritur dy të tretat e shumicës për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Mandati i kryetares së sapozgjedhur të Gjykatës Kushtetuese do të fillojë nga 2 qershori 2021.Kacarska në vendin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese do ta zëvendësojë gjykatësin Sali Murati i cili e ka ushtruar atë detyrë nga 30 tetori i vitit 2019.
Kacarska ka lindur në vitin 1957 në Resnjë, ka diplomuar në Fakultetin Juridik pranë Universitetit “Sh. Cirili dhe Metodi” në Shkup në vitin 1982, ndërsa provimit të jurisprudencës i është nënshtruar në shkurt të vitit 1984.
Për gjykatës të Kushtetueses në Republikën e Maqedonisë së Veriut është zgjedhur më 26 nëntor të vitit 2020.