Dodik – Haradinajt: Kosova e vetëshpallur s’mund të marrë verifikimin e plotë ndërkombëtar

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka thënë mbrëmë në Beograd se Kosova mbetet në Serbi, e cila patjetër që do të vendosë për të dhe theksoi se pa serbët nuk do të përfundojë këtë histori.
“Kjo do të thotë se i gjithë populli serb në fund do të duhet të jap mendimin për gjithçka”, tha Dodik.

Marketing

Duke reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se dialogu me Beogradin duhet të vazhdojnë në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore detyruese, brenda kufijve ekzistues, që nuk nënkupton “Republika Sërpskan e Milorad Dodikit në Kosovë”, Dodik tha se ai nuk e dinte se Haradinaj ka dëgjuar për të , por që ai duhet të jetë i vetëdijshëm se Republika Sërpska është një republikë e popullit serb, transmeton Klan Kosova.

“Kjo është Republika e popullit serb,që u krijua në vitin 1992, për dallim nga e tij e cila u bombardua nga NATO-ja. Në një mënyrë të rreme, pa pëlqimin e vendit në të cilin ndodhet, shpallet pavarësia e supozuar. Ata tashmë kanë mjaft probleme rreth saj”.

Sipas Dodik, është e qartë se Kosova siç tha ai “e vetëshpallur” nuk mund të marrë verifikim të plotë ndërkombëtar.

Ai ka thënë se Serbia ka të drejtë ndaj Kosovës dhe ai e mbështet atë që bën Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në këtë drejtim./klankosova.tv/.