Dogana do të zbulojë krimin me pajisje të dhuruar nga Mbretëria e Bashkuar

Nëpunësit doganorë do të parandalojnë krim me pajisje të re të sofistikuar për kontroll të automjeteve, dhuruar nga Drejtoria për punë doganore dhe të ardhura të Mbretërisë së Bashkuar. Pajisjen, sot, drejtori të Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjoko Tanasoski ia dorëzuan ambasadorja britanike, Rejçel Gallouej dhe Dejvid Hantli, drejtor për oprracione ndërkombëtare.

Marketing

Sipas Tanasoskit, pajisjen të cilën do ta shfrytëzojnë nëpunësit doganorë paraqet mënyrë të vetme për parandalim dhe zbulim të kërcënimeve, shfrytëzimi i saj i drejtë duhet të paraqesë standard në punën e përditshme operative.

“Mbështetja dhe bashkëpunimi i vendosur me organet doganore të Mbretërisë së Bashkuar është kahëzuar drejt përmirësimit të teknikave dhe modaliteteve ekzistuese dhe zbatimit të të rejave të punës përmes këmbimit të informatave dhe praktikës më të mirë në sferën e luftës kundër krimit, por edhe kontribut drejt përshpejtimit të procedurave doganore dhe tregtisë, tha Tanasoski.

Shtoi se në suaza të bashkëpunimit dhe programit të vendosur, në Mbretërinë e Bashkuar tashmë janë realizuar trajnime të avancuara për 20 persona, për zbatim të teknikave të kërkimit të mjeteve transportuese.

“Të gjithë pjesëmarrësit gjatë trajnimit të tyre treguan rezultate të konsiderueshme, dhe me atë rast morën mirënjohje për gatishmërinë dhe qasjen e tyre. Zbatimi i pajisjes specifike të dhuruar dhe njohurive dhe shkathtësive të përfituara do të ndihmojë plotësisht që të rriten kapacitetet për kontroll dhe rezultatet në zbulimin e shkeljeve doganore”, tha drejtori.

Ambasadorja Gallouej tha se ngjarja e sotme është shprehje e qartë e premtimit që e kanë bërë në Samitin e vitit të kaluar për Ballkanin Perëndimor në Londër.

“Lufta kundër krimit tatimor dhe doganor dhe larja e parave si dhe procesuimi i këtyre veprave penale ndihmon të mbrohen ekonomitë, e me atë të stimulohet dhe zhvillohet prosperiteti. Kapaciteti i shtuar i nëpunësve doganorë për përdorim të teknikave dhe pajisjes së re do të ndihmojnë të shkatërrohen kërcënimet nga krimi serioz dhe i organizuar, si dhe krimi ekonomik. Shkatërrimi i krimit serioz dhe të organizuar dhe korrupsioni është pjesë kyçe e bashkëpunimit tonë që përfshin dy sfera të rëndësishme – sigurinë dhe prosperitetin”, shtoi ambasadorja.