Dogana e Maqedonisë konfiskoi 7.000 euro, u gjetën nën baterinë e veturës

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, fundjavën e kaluar, janë konfiskuar deviza të cilat një shtetas i Maqedonisë kishte për qëllim t’i fuste në mënyrë të paligjshme në vend. Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se bëhet fjalë për 7.000 euro të konfiskuara.

Marketing

“Për shkak të dyshimit, inspektorët doganor kanë kryer kontroll të detajuar të automjetit me të cilin personi udhëtonte dhe kështu në pjesën e përparme të motorit nën baterinë e veturës, në folio dhe një një qese plastike, janë gjetur deviza të huaja të fshehura, për të cilat personi nuk posedonte dokument për origjinën e parave dhe nuk i kishe deklaruar”, theksohet në kumtesën.

“Sipas Ligjit për punë devizore, personi ka kryer kundërvajtje devizore dhe ndaj tij është bërë kallëzim përkatës”, thonë nga Drejtoria e Doganave.