Autoritetet doganore gjermane publikuan sot se kanë konfiskuar 4,5 tonë kokainë në një kontejner nga Uruguai, me vlerë në rrugë prej pothuaj një miliardë euro.
Dogana në Hamburg kumtoi se droga u konfiskua para dy javëve kur është kryer kontroll në një kontejner që nga Montevideo ka udhëtuar për në Antverpen në Belgjikë.
Në dokumentet thuhet se kontejneri ka qenë i mbushur me sojë, por nëpunësit doganorë kanë parë valixhe të zeza sportive kur i kanë hapur.
Ata kanë gjetur më shumë se 4.200 paketime kokainë në 211 qese.
Ky është konfiskimi më i madh i kokainës në Gjermani deri tani.