Dogana parandalon kontrabandimin e 20 orëve të dorës të markave të njohura (FOTO)

Njëzet orë me vlerë 178.050 denarë me nënshkrim të markave të njohura të modës, kanë konfiskuar doganierët pas kontrollit të veturës me targa të Maqedonisë në vendkalimin kufitar Novo Sellë.

Marketing

Orët janë zbuluar në një kuti kartoni për të cilën shoferi tha se ishte një paketë me ilaçe të dërguara nga një mik për një fëmijë të sëmurë.

Pas zbulimit të orëve të padeklaruara, personi, përndryshe shtetas i Maqedonisë, ka deklaruar se ato janë blerë nga Zvicra. Orët e konfiskuara do t’i dorëzohen Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar, ndërsa kundër personit është ngritur kallëzim përkatës penal për shkelje të rregullave doganore.

Drejtoria doganore në kuadër të kompetencave të saj vazhdon me aktivitete për të mbështetur ekonominë legale dhe për të shtypur ekonominë gri. Aktuale.mk