Dogana sekuestroi veshje dhe çanta të brendeve botërore në vlerë 19.9 milionë denarë

Pothuajse 2 mijë copë rroba të brenduara, këpucë dhe çanta femrash nga brendet Louis Vuitton, Dior, Montclair, Gucci, Versace, Burberry, Michael Kors dhe markave të tjera të famshme të modës janë sekuestruar nga një ekip mobil i Sektorit për Kontroll dhe Hetime, në një automjeti mallrash të regjistruar për transit në vendkalimin kufitar Deve Bair. Ngarkesa ishte nga Turqia dhe ishte dashur të transportohej në Bosnje dhe Hercegovinë. Sipas vlerësimit, nëse këto produkte shiten si origjinale, vlera e tyre totale në treg do të ishte 19,9 milionë denarë.
Kontrolli është kryer pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe dyshimit në deklaratën e drejtuesit të mjetit, gjatë të cilit në kamion janë zbuluar 1907 veshje, këpucë dhe çanta, të gjitha me firma të markave të famshme të modës.
Ndaj transportuesit është bërë kallëzim për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe produktet janë sekuestruar.
Drejtoria doganore ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe parandalimin e tregtisë së paligjshme të produkteve të falsifikuara, prandaj vazhdimisht merr masa për parandalimin e fenomeneve të tilla kriminale.

Marketing