Doganat digjitale nga 1 qershori në Maqedoni

Fillon sistemin digjital për përpunimin e deklaracioneve doganore dhe dokumenteve të akcizës (SDPDDA), të gjitha deklaracionet e eksportit pas mesnatës, dorëzohen në SDPDDA.

Marketing

Nga administrata Doganore thonë se kanë bërë përparim të madh në arritjen e vizionit të tyre dhe se janë udhëheqës në rajon.

“SDPDDA është një sistem që është në rangun e sistemeve më të sofistikuara të përdorura nga shtetet anëtare të BE-së dhe me pranimin e saj, vendi ynë është një hap para përmbushjes së kërkesave për hyrjen në Bashkimin Evropian. Zbatimi i sistemit të ri, i cili është parakusht për zhvillimin e mëtejshëm të zgjidhjeve dhe shërbimeve digjitale, lehtëson ndjeshëm punën e të gjithë pjesëmarrësve në procedurën doganore dhe të tregtisë së jashtme në një mjedis doganor efikas dhe modern. Procedurat doganore që janë kryer në letër do të zëvendësohen me procedura elektronike. SPDDA është një sistem modern dhe kompleks që integron zgjidhjet ekzistuese sistematike”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Për operatorët ekonomik, kjo do të nënkuptonte zvogëlimin e kohës së paraqitjes së dekleracioneve, thjeshtimin e proceseve dhe uljen e ndjeshme të shpenzimeve. Të gjitha proceset janë të automatizuara që zvogëlojnë mundësinë e gabimit njerëzor, si dhe rrezikun e aktiviteteve të paligjshme dhe korrupsionit.

Deri në SPDDA, operatorët ekonomikë mund të kenë qasje përmes sistemeve të tyre ose duke përdorur portalin e administratës Doganore, i cili është i disponueshëm pa pagesë.

Marketing