Doganimi i çelikut, qeveria paralajmëron takim me përfaqësuesit e Brukselit

Qeveria përgatitet për takim të ri dhe bisedime të reja me Komisionin Evropian për kufizimin e eksportit të çelikut në BE. Nga Qeveria shpresojnë se takimi do të organizohet deri nga fundi i këtij muaji, ndërsa deri nga mesi i muajit të ardhshëm Qeveria do të ulet në tavolinë të njëjtë edhe me kompanitë e prekur. Megjithatë nga Qeveria nuk besojnë se ndërmarrjet tona do të kenë dëme.

Marketing

Me mesataren e tre viteve të fundit, në kornizat e asaj që e kanë prodhuar dhe eksportuar, kur kësaj t’i shtohen edhe 5% ku do të ishte limiti për rritjen e këtyre kuotave, mund të mbahet situata aktuale gjegjësisht imputi aktual që e kanë këto kompani në PBV”- pohoi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Por, me qëndrimet e këtilla qeveritare nuk pajtohen nga industria e çelikut. Nga Makstil para dy ditëve alarmuan se masat për eksport të kufizuara të çelikut në BE do të bënin një goditje të fortë jo vetëm për këtë aktivitet, por ndikime negative do të ketë edhe ndaj Prodhimit Bruto Vendor. Është vënë në pikëpyetje eksporti vjetor prej 120 mijë ton çeliku, i cili kishte plasman të garantuar në vendet e Bashkimit.

Dëmet vlerësohen në mbi 100 milionë euro. Me një paralajmërim serioz dje për Alsat doli edhe sindikata e industrisë metalurgjike, nga e cila thonë se nëse nga shkurti këto masat zbatohen edhe për vendin të pashmangshme do të jenë pushime të detyrueshme për punëtorët dhe nuk përjashtohen as shkarkimet nga puna. Shtatëdhjetë për qind e çelikut të prodhuar nga vendi është shpërndarë në vendet e Bashkimit Evropian.