Një incident i rëndë ndodhi sot në Francë, ku një i ri sulmoi priftin dhe mugeshën në një kishë.
Janë zbardhur detajet e para të ngjarjes. I riu ka deklaruar se kishte si synim presidentin aktual, Emanuel Macron. Mediat raportojnë se francezi vuan nga çrregullimi bipolar.
Sulmi u njoftua nga ministri i Brendshëm i vendit, në një postim në Twitter. “Një sulm u krye sot në mëngjes në një kishë në Nice. Prifti ka mbetur i plagosur, nuk është në rrezik për jetën. Solidaritet me famullitë dhe falenderime për forcat e rendit, të cilët arrestuan me shpejtësi autorin. “ Policia është në vend”, ka shkruar Geral Darmanen.
Autori i sulmit quhet Kevin, ai ka lindur në vitin 1991 në Fresous (Franca jugore), shtetas francez dhe jeton në Nice. Ai nuk është i njohur për autoritetet, sipas një burimi policor. Sipas kryetarit të bashkisë së Nicës, ai e kishte blerë thikën disa ditë më parë.
“Ai padyshim vuan nga çrregullimi bipolar” dhe veprimi i tij “nuk është apriori terrorist”. “Ai spontanisht i tha policisë se ishte i besimit hebre dhe se në ditën e zgjedhjeve donte të vriste Macron dhe përfundimisht u kthye kundër një kishe”, tha i njëjti burim policor.