▪ Grupacioni u bë brendi më i vlefshëm telekomunikues në botë dhe mbetet brendi
më i vlefshëm korporativ në Evropë
Siç konfirmoi studimi „Brand Finance Global 500“ i publikuar sot, Dojçe Telekom
është një ndër brendet më të vlefshme në botë. Ekspertët e radhitën Grupacionin si
kompania e vetme evropiane në dhjetë të parat. Si rezultat i kësaj, Dojçe Telekom u
avancua për dy pozita në krahasim me vitin e kaluar dhe tani ndodhet në pozitën e
nëntë. Dojçe Telekom u bë gjithashtu brendi më i vlefshëm telekomunikues në botë
për herë të parë, duke mposhtur Verizon dhe AT&T në betejën për vendin e parë. Në
Evropë, T mbetet brendi numër një i korporatës. Brendi më i vlefshëm në botë është
Apple, që përfundoi përpara Microsoft, Google dhe Amazon. Instituti britanik për
hulumtimin e tregut Brand Finance e publikoi sot studimin ndërkombëtar si pjesë e
Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Suksesi i Dojçe Telekomit bazohet në vlerën momentale të brendit, më e larta në
historinë e kompanisë. Sipas studimit, ajo arrin në 73,3 miliardë dollarë amerikanë.
Rritja krahasuar me një vit më parë (62.9 miliardë dollarë) është 17 për qind. Vlera e
brendit është rritur për 84 për qind që nga viti 2020. Gjatë kësaj periudhe, Dojçe
Telekom u hodh nga vendi i katërt për t’u bërë brendi më i fortë telekomunikues në
botë.
“Arritëm të bëhemi një nga 10 brendet më të forta globale. Ky është një sukses i
jashtëzakonshëm për kompaninë tonë”, thotë drejtori kryesor për brend i Dojçe
Telekomit, Ulrih Klenke. Strategjia jonë globale e brendit po funksionon vërtet mirë
dhe investimet tona në ndërtimin e një brendi të fortë po japin rezultat. Kjo shkon
paralelisht me sukseset tona ekonomike dhe teknologjike në Gjermani, Evropë dhe
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe luan një rol në themelimin e Dojçe Telekomit si
një operator kryesor digjital i telekomunikacionit”.
Kënaqësia e abonuesve e bën brendin akoma më të fortë
Këtë rritje të dukshme të vlefshmërisë së brendit Dojçe Telekom, kompania britanike
konsulente Brend Finance e përshkruan në më shumë aspekte siç janë zhvillimi
pozitiv ekonomik dhe teknologjik. Grupacioni vazhdon të arrijë rezultate përmes
investimeve të qëndrueshme në cilësinë e rrjetit, teknologjitë digjitale dhe shërbimet
e abonuesve.
Sipas Brand Finance, cilësia e shkëlqyer e rrjetit të Dojçe Telekom luan një rol
vendimtar kur bëhet fjalë për rritjen dhe mbajtjen e abonuesve – si në Evropë ashtu
edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas ekspertëve, përmirësime të
rëndësishme në treguesit kryesorë të brendit si: inovacionet, shërbimet abonuese,
fokusi ndaj abonuesit, përfitimi i shërbimit dhe rekomandimet luajnë një rol kyç në
rritjen e fuqisë së markës. Vlerësimi i markës u rrit nga 79 në 83 nga 100 pikë, që do
të thotë se është përmirësuar nga AA+ në AAA-. Prezenca e vazhdueshme globale e
brendit i ka mundësuar Dojçe Telekomit ta forcojë më tej imazhin e saj si një lojtar
global. Këta faktorë dhe niveli i lartë i kënaqësisë së abonuesit e kanë bërë brendin
edhe më të fortë.
Brand Finance me bazë në Londër është kompani konsulence globale dhe e pavarur
për vlerësimin dhe analizimin e brendeve. Instituti përpilon renditjen e 500 brendeve
më të vlefshme në botë sipas vlerës së brendit në dollarë amerikanë. Vlerat e brendit
përllogariten në bazë të kompensimeve të licencës që një kompani e caktuar do të
duhej të paguante nëse nuk e posedon brendi.
Strategji e suksesshme globale për brend
Trendi pozitiv i brendit të Dojçe Telekomit konfirmohet edhe nga hulumtime të tjera,
si studimi Kantar BrandZ “Brendet më të vlefshme në botë”. Këto rezultate
konfirmojnë suksesin e strategjisë globale të brendit. Slogani i ri “Connecting your
world” është elementi më i fundit me të cilin Dojçe Telekom e përafron vazhdimisht
strategjinë e tij globale për brendin T.
Më shumë për raportin „Brand Finance Global 500“ në www.brandfinance.com.
Film për brendin “T – Connecting your world”: https://youtu.be/uzbr9aF7BHM