Doktor Ilir Hasani sjell në Shkup doktorët më të mirë nga Evropa dhe Amerika

Një ekip prej tre mjekësh të njohur ndërkombëtarë po qëndron në Shkup dhe bashkë me mjekun e njohur Ilir Hasani po zbatojnë disa metoda më të reja kirurgjikale. Pacientët nga Maqedonia për ndërhyrje të tilla deri tani kanë udhëtuar në vende të huaja, por falë bashkëpunimit ndërkombëtar këto ndërhyrje të ndërlikuara në legenin e mesit tani po realizohen edhe në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Bëhet fjalë për mjekun Brik Lantz, nga Oregoni – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mjekun Nadomir Gushiq nga Kroacia, dhe mjekun shqiptar nga Ulqini, Xhihan Abazoviq, cili punon në spitalin e Beogradit.

Marketing

Qëndrimi I tre mjekëve të njohur është në vazhdën e bashkëpunimit ndërkombëtar, praktikë që e ka vendosur doktor Ilir Hasani. Gjatë kësaj vizite është arritur marrëveshje që bashkëpunimi të jetë I vazhdueshëm, e veçanërisht në rastet më të komplikuara. Poashtu do të organizohen edhe trajnime për ekipet kirurgjike.

Kjo formë e bashkëpunimit është e mirëseardhur për stafin e spitalit të Shkupit.
Doktor Ilir Hasani premton se bashkëpunim i ngjashëm ndërkombëtar do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që pacientët në Maqedoni të kenë qasje te metodat më të reja të shërimit, pa pasur nevojë të udhëtojnë jashtë vendit.

Doktor Ilir Hasani sjell në Shkup doktorët më të mirë nga Evropa dhe Amerika (VIDEO)

Doktor Ilir Hasani sjell në Shkup doktorët më të mirë nga Evropa dhe Amerika (VIDEO)

Publiée par Lajm TV sur Jeudi 31 octobre 2019